UEFA ka zyrtarizuar lajmin që do të ndryshojë disa stadiume nikoqire të “Euro 2020”.
UEFA ka konfirmuar disa ndryshime në organizimin e “Euro 2020”.
Sevilla do të jetë një qyteti i ri nikoqir i “Euro 2020”. Katër ndeshjet e planifikuara të zhvilloheshin fillimisht në Bilbao do të zhvendosen në “Estadio La Cartuja” në Sevilla.
“Estadio La Cartuja” do të organizojë ndeshjet me 30% të kapacitetit të stadiumit.
Të tre ndeshjet e Grupit E të planifikuara fillimisht për në qytetin e Dublinit tani do të zhvillohen në St Petersburg Stadium në Rusi.
Ndeshja e Raundit të 16-të e planifikuar fillimisht për Dublin do të zhvendoset në Stadiumin Ëembley në Londër.
11 qytetet finale të UEFA EURO 2020 janë:
Amsterdam, Baku, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Glasgoë, Mynih, Londër, Romë, Sevilla, Saint Petersburg.