UEFA ndryshon formatin e Ligës së kampionëve, ja çka do të ndodh këto ditë në Madrid

17:35 | 06 Maj 2019

UEFA po planifikon format të ri të Ligës së Kampionëve.

Bashkëpronari i Juventusit, Andrea Agnelli ka shkuar në Madrid për të zhvilluar bisedime në lidhje me një format të ri të UEFA Champions League.

Corriere dello Sport shton se sot dhe nesër do të mbahet në Madrid një takim që ka të bëjë me formatin e ri të Ligës së Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Formati i ri i këtij eventi që po diskutohet pritet të fillojë pas vitit 2024.

Liga e Kampioneve mund të fitonte një format të ri dhe turneu i ri i Super League mund të krijohej.

Do të ketë gjithsej 32 skuadra, të ndara në tetë grupe. /ORAinfo/

Komento: