UEFA nuk ndalet, dënon tri klube gjigante

19:34 | 21 Dhjetor 2018

UEFA nuk di të fal, kur bëhet fjalë për shkelje të “Financial Fair Play”.

Këtë herë kanë qenë 3 klube të njohura që janë dënuar për këtë shkak.

Vardari, ekipi nga Shkupi, nuk do të ketë mundësinë që sezonin e ardhshëm të luaj në kupat europiane, madje kanë marrë dhe një gjobë 100 mijë euro. Gjithashtu janë dënuar dhe dy klube të tjera, që janë Levski i Sofjes dhe Sportingu i Lisbones.

Bullgarët kanë pasur të njëjtin fat si maqedonasit, madje nëse nuk paguajnë detyrimet atëhere dënimi do të shkojë deri në 2021.

Ndersa portugezës e Sportingut, ia kanë hedhur paq, pasi janë dënuar vetëm me 50 mijë euro gjobë.

Komento: