UEFA publikon formacionin më të mirë të fazeve të grupeve, Italia përfaqësohet vetëm nga ish-lojtari i Milanit

19:18 | 25 Qershor 2021

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të fazës së grupeve të “Euro 2020”.

Italia, edhe pse kaloi grupin me pikë të plota dhe pa pësuar as edhe një gol, ka pjesë të formacionit vetëm portierin Donarumma.

Në mesin e formacionit më të mirë, në këtë “Euro” janë edhe Ronaldo, qendërsulmuesi çek Schick, por edhe mbrojtësi i Holandës, Dumfries, që ka rezultuar të jetë surpriza e vërtetë e këtij Europiani.

Ja si përbëhet formacioni i plotë:

Portier: Donarumma.

Mbrojtës: Dumfries, Laporte, Meunier.

Mesfusha: Yarmolenko, Wijnaldum, Shaqiri, Forsberg.

Sulmues: Schick, Ronaldo dhe Depay.

Komento: