UEFA shqipton tjetër dënim për Man City

20:03 | 31 Mars 2020

Manchester City sërish në telashe me UEFA-n.

Vetëm pak kohë pasi u suspenduan për dy vjet nga Liga e Kampionëve, Manchester City tash i duhet të durojë edhe një tjetër dënim nga UEFA.

Kësaj here, ata ballafaqohen me një gjobë prej 3000 euro, sepse një logo e vogël sponsorizuese e tejkaloi masën e kufirit prej 20cm.

UEFA ka zbuluar se Manchester City ka shkelur nenin 29.02, që lidhet me sponsorizimet në veshjet gjatë intonimit të himnit të Ligës së Kampionëve.Pagesa prej 3 mijë euro duhet të bëhet brenda 90 ditëve.

Komento: