UEFA ia konfirmon FFK-së se fondet ia ka dhuruar për projekte, jo për klube.
UEFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një letre se ndihma financiare që ia ofroi javë më parë i kushtohet projekteve të saj vjetore, pas debatit të ashpër që disa klube e nxiten ne vend duke pretenduar se një pjesë e tyre u takonin atyre.
Shtëpia e futbollit kosovar i pranoi 500 mijë euro nga FIFA dhe plot 4.3 milionë euro nga UEFA ditë më parë. Klubet e Ipko Superligës në veçanti pretendojnë se atyre u takon hise nga këto shuma, por FFK-ja nuk pajtohet.
FFK-ja ua kishte sqaruar drejtuesve të klubeve në një takim javën e kaluar se fondet dedikoheshin ishin vjetore të dedikuara për projektet e federatës dhe jo për klubet.
Tani, pasi i ka kërkuar ndihmë UEFA-s ta sqarojë situatën, FFK-ja ka marrë përgjigjen e cila i hedh poshtë pretendimet e klubeve.
UEFA nëpërmjet një shkrese drejtuar FFK-së e ka sqaruar situatën e fondeve të saj për federatat anëtare nëpërmjet programit HatTrick, duke u dhënë fund spekulimeve në media dhe rrjete sociale të disa personave nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilët pretendonin për fonde nga UEFA, duke e keqinterpretuar Raportin Financiar të UEFA-s 2018/2019”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Programi i HatTrick-ut u krijua për të ofruar mbështetje financiare për federatat anëtare të UEFA-s, duke mbështetur projektet zhvillimore në të gjitha nivelet brenda territoreve të tyre. Andaj, bazuar në këtë UEFA e ka dhënë edhe sqarimin shtesë”, thuhet tutje në njoftim.
FFK-ja e ka bërë publike edhe emailin e pranuar nga organi qeverisës i futbollit evropian.