Duke parë gjendjen aktuale në të cilën po kalon shoqëria jonë, kriza në të cilën po kalon vendi ynë, krizat e kaluara që kanë përcjellur vendin, dhe shumë probleme tjera, e sidomos tendenca për të njollosur imazhin e vendit tonë duke akuzuar pa bazë njerzit tanë të cilët kanë sakrifikuar edhe jeten për lirin të cilën ne sot e gëzojmë, akuzat e fabrikuara nga qarqe të ndryshme të armikut etj.
Organizata joqeveritare “UNITETI GLOBAL ALBAN” e krijuar nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pas shumë organizimeve në mërgatë, kemi paraparë që një organizim të tillë të ndodhë edhe në Kosovë, ku tema që u diskutua ishte : Fryma nacionale, vlerat dhe ruajtja e vlerave nacionale-vlerave të Luftës! Pikat e rendit të ditës në këtë Podium ishin: 1. Organi masiv për lirimin e të Burgosurve, 2. Mbylljen e Gjykatës speciale, gjyka për gjykim të vertetimin e të vërtetës të të kemi por në vendin tonë dhe jo në një vend tjetër, 3. Ruajtja e vlerave Nacionale dhe vlerave të Luftës së UÇK-së.
Me datën 19.06.2021 në orën 15:00 në Hotel Grand në Prishtinë u ftuan të marrin pjesë shumë personalitete të shquara të kombit tonë, ekspert të fushave të ndryshme si politikan, analistë, gazetarë, sociolog, udhëheqës të tanishëm si dhe shumë të ftuar të tjerë, në mënyrë që të diskutohet dhe të ofrohet një alternativë se si të dalim nga kjo çështje e cila eshte duke njollosur imazhin e vendit tonë, është duke poshtruar njerzit të cilët kanë dhënë kontributin për lirinë e vendit dhe njerzit të cilët kanë dhënë kontribut në krijimin e shtetësisë së Kosovës.
Nga pjesëmarrësit folës të këtij podiumi Nacional u konstatua shumë çështje interesante që i kemi renditur më poshtë: Nga të pranishmit u shtrua dilema që kërkon shpjegim është fakti që vetëm Kosovës si vend i dalur nga luftërat Ballkanike i është kërkuar themelimi i Gjykatës Speciale. Në fakt arsyeja për këtë qëndron mu në faktin se Kosova është vendi i vetëm i dalur nga konfliktet për ndarje nga Jugosllavia që nuk ka krijuar ndonjë mekanizëm të brendshëm shtetëror, në mënyrë vullnetare, për gjykimin dhe denimin e krimeve të luftës, e që mendojmë që ne si mekanizem shoqërore duhet trajtuar dhe ngritur çështjen që Kosova të kete mekanizmat e vete hetues dhe gjykues për krime lufte, dhe jo të realizohet një çështje e tillë nga njerëz që nuk e njohin asnjë rrethanë të zhvillimit të luftës në Kosovë nga Serbia
Ballkani Perëndimor njihet për luftërat e përgjakshme e që veprimet e pjesëmarrësve në luftë kanë cenuar të drejtën për jetë dhe të drejtat tjera humanitare në ish territorin e Jugosllavisë prej vitit 1991. Këshilli i Sigurimit për të gjykuar këta shkelës të të drejtave themelore të njeriut ka krijuar Gjykatën e Përhershme Penale Ndërkombëtare. “Në shkencën e së drejtës penale ceket se dënimet dhe në përgjithësi sanksionet penale janë një ndër cështjet më të rëndësishme të së drejtës penale, ngase lufta kundër kriminalitetit më së tepërmi ushtrohet pikërisht me sanksione penale”
Gjykata e Përhershme Penale Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë të Holandës, ishte gjykatë e Kombeve të Bashkuara e cila gjykonte krimet kundër njerëzimit, gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera gjatë luftërave të 90-tave që shkak kishin ndarjen e shteteve anëtare nga Jugosllavi.
Gjykatat nderkombetare te drejtesisë kane deshtuar në iniciativat e tyre për trjatim juridik të krimeve të luftes, duke mos arritur të denoi kriminelet e luftës në Kosovë e Bosnje Hercegovinë. Janë zvarritur shumë raste me qellime të caktuara në emer të gjykimit për krime lufte, Një rast që vlen të përmendet për zvarritje e dështim të zbardhjes së drejtësisë është ai i Slobodan Millosheviqit, për të cilin gjykatës i’u deshën gati pesë vite për të marrë vendim, vendim ky që asnjëherë nuk u morr përshkak se ai vdiq në celi. Ai kurrë nuk mundi të merrte dënimin e merituar për veprat e tij që pas kanë lënë pasoja enorme.
Rasti tjetër është i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj për të cilin për shtatë vite rresht janë mbajtur seanca gjyqësore në Hagë. Kundër tij ishin ngritur akuza për vrasje, tortura duke përfshirë këtu mënyrat e trajtimit çnjerëzorë të serbëve dhe shqiptarëve. Seancat ishin groteske, me shumë dëshmitarë ku u gjet i pafajshëm. Pas një kohe Dhoma e Apelit kishte kthyer në rigjykim e me këtë veprim është shkelur parimi ne bis idem që nënkupton që një person nuk mund të gjykohet dy herë për cështjen e njëjtë. Ai sërish u shpall i pafajshëm kështu duke u krijuar një absurditet juridik e që asnjëherë ai nuk morri shpërblim për vitet e kaluara në çeli për akuzat që nuk ishte fajtor.
Një ndër rastet tjera që rrjedh në diskutime sa herë përmendet Haga është ai i Fatmir Limaj, I cili u akuzua se gjatë kohës që ishte përgjegjës për funksionimin e zonës së Llapushnikut dhe të Kamp burgut në Llapushnik, personalisht, me urdhër dhe me nxitje, kishte trajtuar brutalisht dhe në mënyrë cnjerëzore, kishte burgosur, kishte vrarë dhe torturuar civilët serbë dhe shqiptarët të ashtuquajtur “spiunë të serbëve”. Të gjitha këto veprime, sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës ishin emëruar krime kundër njerëzimit. Për asnjërën nga pikat e akuzës ai nuk u gjet fajtor, gjë që vërteton se ai u mbajt padrejtësisht në paraburgim. Shkelje të hapur gjatë gjykimit kemi edhe në marrjen e vendimeve për ekzekutim, “tetedhjete individe jane ekzekutuar publikisht”
Gjykata special ka një kunderthënie të pa pare me legjislacionin e Kosovës, Kushtetuta jonë precizon shumë çështje të cilat I japim drejtim për mbrojtje juridike të të akuzuarve nga dhomat e specializuara!
Parimi i ligjshmërisë shërben si hyrje në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe si i tillë i jep kushtëzime organeve të drejtësisë që t’a respektojnë. Ky parim nënkupton që secili veprim që mekanizmat për zbatimin e ligjit e marrin duhet të jetë në përputhje me ligjet, dispozitat dhe konventat në fuqi. Ligjshmëria është primare kur merren vendimet penale qofshin ato liruese apo akuzuese. Në momentin që vërtetohet se një person ka qenë i denuar për një vepër penale, dhe sërish për të njëjtin person dhe të njejtën vepër është ngritur aktakuzë atakohet parimi i ligjshmërisë dhe procedura duhet të ndërpritet.
Të gjitha procedurat ligjore rregullohen me dispozita që janë të krijuara në kuadër të këtij parimi. Një i denuar mund të bëjë kërkesë në Gjykatën Supreme për rishikimin dhe analizimin e ligjshmërisë, tre muaj nga data e shpalljes së aktgjykimit të plotëfuqishëm. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë duhet të pretendojë: shkelje të së drejtës penale të përfshirë në kuadër të këtij ligji, ose shkelje esenciale të procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe në rregullat e procedurës dhe provave (Ligji për Dhomat e specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar).
Kunderthënia kushtetuese është në faktin gjithashtu se Për t’i hapur rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, duhej së pari të amandamentohej Kushtetuta e Republikës së Kosovës “e cila paraprakisht kërkonte krijimin e një baze juridike kushtetuese me të cilën do të delegohet një pjesë e sovranitetit të shtetit të Kosovës”
Pas shumë diskutimeve dhe ideve u arrit një konkluzion i përbashkët që ne dhe vendi ynë duhet shumë shpejte të reflektoj dhe reagoje ndaj çështjeve të cilat janë duke e prishur imazhin e vendit dhe janë duke e stopuar zhvillimin e përgjithëshëm mungesen e sigurisë së përgjithshme, përqendrimi i investimeve në rajone të caktuara, mungesa e koncenzusit politik, për realizimin e çështjeve madhore dhe në interes të vendit, mos interesimi i vazhdueshëm i qeverive për shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, si dhe barrierat që po vendosen ndërmjet qeverive tona, e të cilat po krijojnë vështirësi në bashkëpunimin e të dy vendeve tona.
Pasi mblodhen dhe analizuan në hollësi të gjitha idetë e pjesëmarrëseve të lartëshënuar në Podiumin Nacional, vendosi njëzëri që Qeverive shqiptare, shoqatave, familjeve të iu dërgoi këtë:
APEL
1. Që këto konkluza ti dergohen Qeverive të vendeve tona , në menyre që sa më shpejete të reflektohet në organizime të ndryshme shoqërore dhe në këtë mënyre të bëjm thirrje që sa më parë të lirohen drejtuesit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
2. Organizimin e mbrojtjes juridike nga avokat eminent nga Kosova, Shqiperi dhe Gjermani në kuadër të shoqërisë civile.
3. Gjatë këtij procesi të respektohen vlerat demokratike evropiane dhe ligjet internacionale të luftës.
4. Organizimin e protestave qytetare, ngritjen e fondeve për mbrojtjen e të akuzuarëve.
5. Ngritjen e një komisioni për ruajtjen e vlerave Nacionale dhe vlerave të Luftës së UÇK-së!
Ky apel i drejtohet:
• Qeverisë së Republikës së Kosovës.
• Kuvendit të Republikës së Kosovës.
• Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
• Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
• Familjeve të të akuzuarëve.
Ne presim që ky apel të shqyrtohet dhe realizohet nga organet e lartëpërmendura, përndryshe në rast të mos realizimit të këtij apeli, ne do të mobilizojmë qytetarët në vend dhe mërgatë, dhe do ti thërrasim për realizimin e qellimeve për mbrojtje të vlerave të luftës dhe imazhit të vendit tonë.