Ujë i ndotur në këtë lagje të Prishtinës

20:20 | 26 Maj 2020

Ujë i ndotur në një nga lagjet e kryeqytetit të Kosovës.

Ka më shumë që dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me COVID-19, një virus ky i ri dhe i panjohur.

Por, si shpesh herë ata kanë telashe edhe me problem të tjera esenciale.

Një qytetar ka treguar se sot gjatë tërë ditës s’kanë mundur ta përdorin ujin, pasi që i njëjti ka ardhë i papastër.

Ai ka dërguar disa pamje, derisa thotë se nga ora 15:00 ka ardhë ky ujë.

Rasti në fjalë ka të bëj me lagjen “Kodra e Trimave” rruga “Drenica” në Prishtinë.

Komento: