Uji magjik që shëron shumë sëmundje, gjendet në këtë fshat të Kosovës

10:21 | 10 Maj 2019

Duket se ‘uji magjik’ gjendet në Kosovë dhe shëron sëmundje të ndryshme.

Uji i fshatit të Kosovës, Nasalë konsiderohet prej shumë njerëzve si ujë shërues për shumë sëmundje.

Kryetar i fshatit Ruzhdi Selimi, për Tv Dukagjini ka thënë se ky ujë që gjendet në këtë fshat, dikur kishte shërbyer për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ai ka treguar edhe se të shumtë janë njerëzit që vijnë edhe prej fshatrave tjera, për të marrë ujë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme si: gurët në idhëz, sëmundjet reumatike etj.

“Fshati Nasalë është në ujërat minerale, me minerale janë edhe kodrat, këtu vijnë prej shumë fshatrave me marrë ujë për sëmundje të ndryshme reumatike, gurëve në idhëz, stomak etj”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ky ujë shërues ka lidhjen me banjën e Kllokotit.

Komento: