
53 njerëz u vranë vetëm dje në Chernihiv, thotë Ukraina.
Viacheslav Chaus, guvernatori i rajonit Chernihiv, tha se sulmet ruse kanë shkaktuar vdekje të shumta të civilëve të mërkurën.
“Ne po pësojmë humbje të mëdha. Vetëm dje morgjet e qytetit morën 53 trupa të qytetarëve tanë të vrarë nga agresori rus”, tha ai të enjten në Telegram.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia dje kreu edhe një tjetër krim të tmerrshëm lufte në Mariupol.
“Sulm masiv në Teatrin e Dramës ku strehoheshin qindra civilë të pafajshëm. Ndërtesa tani është plotësisht e rrënuar”, kishte shkruar ai.