Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:22 | 25 Janar 2023

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Herë pas here priten riga kryesisht të dobëta shiu në zonat më të ulëta dhe fjolla bore në zonat tjera.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe në sasi të pakta. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

Të enjtën dhe të premtën mot i vranët dhe i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu e bore. Në Kosovë priten reshje të herëpashershme bore gati në tërë territorin, por ultësirat nuk duhet pritur reshje të mëdha bore. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, por nuk pritet ndonjë i ftohtë i madh.

Komento: