Ultimatumi i Guardiolas për Cityn, bëjeni këtë gjë ose largohem

11:17 | 20 Dhjetor 2019

Guardiola, Cityt: Transferoni tre lojtarë, ose largohem.

Kampionët aktual të Premierligës kanë ‘dorëzuar’ titullin këtë sezon hiq më larg se pas javës së 17-të.

Manchester City ende pa përfunduar pjesa e parë e kampionatit, renditen në vendin e tretë, me 14 pikë më pak se Liverpool.

Përveç kësaj, në fund të sezonit do të bëhen katër vite që Pep Guardiola drejton Manchester Cityn, dhe ky është maksimumi i qëndrimit të tij në një vend.

Ëndrra e madhe e Guardiolas me Cityn ka qenë fitimi i Ligës së Kampionëve, diçka që ende nuk është arritur.

Shefat e Cityt do të bëjnë përpjekje për ta bindur që ai të vazhdojë qëndrimin në ‘Etihad Stadium’.

Guardiola besohet se do të qëndrojë, por vetëm me kushtin që t’i plotësohen dëshirat e tij.

Pavarësisht se në këto tre vite ka shpenzuar 800 milionë euro, Guardiola u ka kërkuar pronarëve të klubit të sjellin edhe tre lojtarë të rinj.

Nuk bëhet e ditur se cilët lojtarë po kërkon Guardiola, por besohet se do të jenë dy mbrojtës dhe një sulmues, e gjithashtu edhe një ndihmës trajner, pasi Mikel Arteta do të kalojë te Arsenal

Komento: