Umtiti i hapur për largimin nga Barcelona

21:46 | 01 Gusht 2021

Umtiti i hapur për largimin nga Barcelona.

Mbrojtësi Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë javës së ardhshme.

Klubi është i bindur që do gjejnë skuadër për qendërmbrojtësin edhe pse nuk do jetë e lehtë.

Umtiti ka dhënë dritën e gjelbër për largimin në formë huazimi, por ka disa kushte që e bëjnë të vështirë.

Francezi dëshiron që destinacioni i radhës të garojë për Ligën e Kampionëve ose të luftojë për trofe.

Për këtë arsye, Umtiti ka refuzuar disa oferta që Barcelona do pranonte.

Sipas Sport, Barcelona është duke punuar qetësisht me të ardhmen e Umtitit.

Francezi e ka kuptuar se nuk do këtë minuta në “Camp Nou”, andaj opsioni më i mirë është të largohet për të rigjetur formën te ndonjë skuadër tjetër.

Barcelona në javët e fundit ka refuzuar tre propozime, por ende ekziston mundësia që Umtiti edicionin tjetër të luajë në një fanellë tjetër.

Komento: