‘Unë nuk besoj në Zot, besoj në veten’, deklaratë shokuese nga Ibrahimoviç

14:28 | 01 Dhjetor 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka ditur disa herë të bëj deklarata interesante.

40 vjeçari së fundmi ka thënë se nuk beson në Zot e as në jetën pas vdekjes, por vetëm në vetvete.

“Jo, unë besoj vetëm në veten. Kjo është jeta, kur vdes je i vdekur. Nuk e di nëse dua të më bëhet varrimi apo varri, në mënyrë që ata që më duan të mos vuajnë”.

“Unë jam suedez, por edhe brumë i përzier: Nëna ime është kroate dhe katolike, babai im është boshnjak dhe mysliman”, ka thënë Ibra për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’.

Kujtojmë që Ibrahimovic vazhdon të jetë në formë mjaft të mirë fizike pavarsisht moshës dhe është ndër lojtarët kryesor tek Milani.

Komento: