
“Zotohem para jush se as nuk frikësohem e as nuk shantazhohem kundrejt askujt!”.
Kështu është deklaruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, pas arrestimit të personit i cili dyshohet se e shantazhoi.
“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka theksuar se këtë çështje ia ka besuar drejtësisë.