“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin”, miku i Borës flet pasi Donaldi tha se e pëlqen Beatrixën

17:24 | 02 Dhjetor 2021

Kjo është gjendja e Borës pasi Donaldi tha se e pëlqen Beatrixën në Big Brother VIP

Këto ditë në rrjete sociale është komentuar shumë raporti mes Donaldit dhe Beatrixit në Big Brother VIP, pasi aktori shprehu pëlqimin e tij ndaj këngëtares.

Ish banori i Big Brother Albania, njëherit fituesi i njërit prej edicioneve të këtij formati, Anaid Kaloti ka zbuluar se e ka takuar Bora Zemanin.

Kaloti është shprehur se nga ai takim e ka kuptuar se Bora vërtetë e dashuron Donaldin, derisa ka thënë se ajo është bërë “gjysmë robi” nga kjo gjë që ka ndodhur.

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysmë robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, thotë Anaidi në një video live në Instagram me Kledi Hysën, ish banorin VIP të Big Brother.

Theksojmë se deklarata e Donaldit ka bërë q që njerëzit të shpërthejnë me komente nga më të ndryshmet në drejtim të Donaldit, duke e kritikuar atë ashpër për këtë gjë.

Madje, acarimi i tyre ndodhi pasi Donaldi i kishte thënë Bora Zemanit që ta priste kur të dilte edhe ai jashtë nga kjo lojë.

Madje, vetëm tri javë më parë ai i dhuroi edhe varësen e tij, përmes murit të shtëpisë së Big Brother VIP.

Derisa në anën tjetër, Kledi Hysa zbuloi se vëllai i Donaldit, Romeo është shprehur se edhe ai vetë është konfuz për atë që po ndodh me Donaldin, por që sipas tij ai vepron siç ia thotë mendja.

Komento: