United- Coutinho, vjen lajmi i madh

15:59 | 20 Mars 2020

Unitedi i bashkohet garës për Coutinhon.

Manchester Unitedi është klubi i fundit i interesuar për yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Coutinho është i huazuar te Bayern Munichu në një marrëveshje dy-vjecare të huazimit e cila përfundon këtë verë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit gjerman kanë ende rezerva nëse do të paguajnë shifrën e kërkuar nga Barcelona prej 120 milionë eurosh.
Kjo situatë ka bërë që shumë klube tjera evropiane, në veçanti ato angleze të shikojnë mundësinë e transferimit të yllit anglez.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Unitedi ka bërë një hetim mbi disponueshmërinë e Coutinhos.

Ylli brazilian është shfaqur në radarin e Djajve të Kuq, pasi ekipi i Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të shtoj një tjetër mesfushor tjetër krijues në radhët e tij.

Unitedi mund të përballet me një konkurrencë të fortë nga Chelsea për Coutinhon, ndërsa interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.

Komento: