United dhe Chelsea në “luftë” për yllin e madh

12:42 | 07 Janar 2020

Manchester United dhe Chelsea thuhet se kanë bërë një përpjekje të vonë për të nënshkruar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Pasi tregoi se nuk ka dëshirë të luajë në Parc des Princes, Cavani dyshohet se është në prag të konfirmimit të një kalimi në Atletico Madrid në fund të sezonit,përcjell ORAinfo.

Me më pak se gjashtë muaj të mbetura në marrëveshjen e tij, uruguaiani ka qenë në gjendje të zhvillojë diskutime me gjigantët Spanjoll përpara një lëvizje për një transferim të lirë.

Sidoqoftë, sipas L’Equipe, United dhe Chelsea kanë treguar që ata kanë një interes për të nënshkruar 32-vjeçarin, qoftë në janar ose gjatë verës./ORAinfo/

Komento: