
Manchester United, do t’i drejtohet sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele pasi ata humbën nënshkrimin e Erling Braut Haaland, zbulon Daily Mail.
19-vjeçari Haaland solli në fund spekulime muajsh duke bërë kalimin nga Red Bull Salzburg në Borussia Dortmund të Dielën, përcjell ORAinfo.

Dembele, dikur pjesë e Celtic dhe Fulham, ka 10 gola nga 18 paraqitje të Ligue 1 deri më tani këtë sezon./ORAinfo/