United nuk humb kohë, gjen zëvendësuesin e Pogbas

13:32 | 05 Dhjetor 2021

Manchester United po shikon mesfushorin e Aston Villas, John McGinn, si një zëvendësues të mundshëm për Paul Pogba zbulon The Sun.

Djajtë e Kuq do të kërkojnë të përforcojnë opsionet e tyre në mes të mesfushës t në janar pasi Pogba dhe Jesse Lingard hyjnë në gjashtë muajt e fundit të kontratave të tyre përkatëse,përcjell ORAinfo.

McGinn është në krye të listës së synimeve të United, me menaxherin e ri të përkohshëm Ralf Rangnick që mendohet të jetë një admirues i zjarrtë i 27-vjeçarit./ORAinfo/

Komento: