United po ia merr nga duart yllin e madh Milanit

10:44 | 24 Dhjetor 2019

Manchester United, është i interesuar të nënshkruajë, Jean-Clair Todibo të Barcelonës.

19-vjeçari po vlerësohet shumë në komunitetin e futbollit dhe ka tërhequr interes nga gjigantët italianë Milano ,përcjell ORAinfo.

Besohet se Todibo është i etur për të lënë kampionët aktual Spanjoll në dritaren e transferimit në mënyrë që të luajë me shumë në skuadrën e parë.

Sipas raportit të fundit, United ka vendosur kontakt me përfaqësuesit e klubit të katalanase për disponueshmërinë e lojtarit.

Todibo është bashkuar me Barcelona në dritaren e transferimit të verës nga klubi francez Toulouse për një tarifë transferimi të raportuar prej vetëm 1 milion €./ORAinfo/

Komento: