
Manchester United, ka bërë kërkime në lidhje me disponueshmërinë e dyshes të Wolves, Raul Jimenez dhe Ruben Neves pasi synojnë të forcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq kanë lëvizur për të hapur bisedime në lidhje me transferimet për të dy lojtarët, me Ole Gunnar Solskjaer të prirur të shtojnë disa cilësi në një ekip që ka luftuar për qëndrueshmëri deri më tani këtë sezon, përcjell ORAinfo.

Ylli i Meksikës Jimenez është shfaqur si objektiv pasi Solskjaer vazhdon ndjekjen e tij të një sulmuesi pas largimeve verore të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez në Inter./ORAinfo/