United vjen me super-përforcim

21:56 | 15 Janar 2020

Manchester United po synon të huazojë Marcos Llorente të Atletico Madridit deri në fund të sezonit, raporton Manchester Evening News.

Me dëmtimet e Paul Pogba dhe Scott McTominay, klubi është detyruar të shikojë në forcimin e mesfushës së tyre në afatin kalimtar të janarit, përcjell ORAinfo.

Llorente, 24 vjeç, u bashkua me Atletico nga Real Madrid gjatë verës, por nuk ka arritur të sigurojë minuta të rregullta nën udhëheqjen e Diego Simeone, duke filluar vetëm tre nga 19 lojërat e La Liga deri më tani./ORAinfo/

Komento: