Unitedi merr vendim për Solskjaerin

23:52 | 20 Nëntor 2021

Man United merr vendimin për Solskjaer.

Manchester United ka vendosur të shkarkojë Ole Gunnar Solskajer nga posti i trajnerit pas humbjes poshtëruese 4-1 si mysafir ndaj Watford, raporton ‘TheTimes’.

Një mbledhje urgjente e bordit virtual u thirr nga familja Glazer gjatë pjesës së dytë të ndeshjes dhe në kuadër të bisedimeve, të cilat filluan rreth orës 19:00 sonte, drejtori menaxhues i grupit, Richard Arnold, u udhëzua të negocionte kushtet e sakta të largimit të Solskajer me norvegjeze.

Besohet se Unitedit do t’i kushtonte rreth 7.5 milionë funte si pagesa e ndarjes për t’i dhënë fund mandatit të tij trevjeçar.

Solskjaer nënshkroi një kontratë të re në gusht, por marrëveshja e tij kuptohet se përfshin një kompensim për një sezon nëse ai shkarkohet.

Komento: