Unitedi vendos rekord negativ pas humbjes ndaj Watfordit

18:49 | 20 Nëntor 2021

United regjistron një rekord të zi pas humbjes së thellë ndaj Watfordit.

Manchester United kanë pësuar një humbje turpëruese si mysafir i skuadrës së promovuar në Premier Ligë këtë edicion, Watfordit.

“Djajtë e Kuq” humbën me rezultat 4-1, duke e konfirmuar krizën e rezultateve në të cilën ata po kalojnë.

Kjo ishte disfata e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë nga ta, gjersa kanë thyer edhe rekorde të tjera negative.

Siç raporton ‘OptaJoe’, Manchester United sonte ka pësuar humbjen e tyre më të madhe në ligë kundër një ekipi të promovuar që nga shtatori 1989, një humbje 5-1 kundër Manchester City në Maine Road.

Ndërkohë që kjo është disfata e dytë e Ole Gunnar Solskjaer ndaj skuadrës së Watfordit, gjersa Sir Alex Ferguson i cili qëndroi mbi dy dekada, nuk kishte pësuar asnjë të vetme.

Komento: