
Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë një grup operatorësh ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues është grupi i operatorëve ekonomikë “RUNWAY SH.P.K.” dhe “Sabit Makiqi B.I.”, me ofertë në vlerë prej 328 mijë eurosh, shkruan IndeksOnline.
Për këtë aktivitet të prokurimit kanë konkurruar gjithsej 13 operatorë ekonomikë, ndërsa vlera fillestare e parashikuar e kontratës ishte 470 mijë euro.
Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se kontrata është dhënë më 1 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 30 nëntor 2026.
Ky furnizim synon të kontribuojë në ngritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit të FSK-së në përmbushjen e detyrave të saj.