
Një person në Viti është arrestuar nga Policia.
I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, ndërkohë ka kanosur babanë e tij.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje
Njoftimi i plotë:
Viti 15.12.2023-23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, ndërkohë ka kanosur babanë e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.