Ushtroi dhunë psiksike ndaj familjarëve dhe kërcënoi vëllanë me vrasje, arrestohet

09:03 | 14 Shkurt 2024
ushtroi-dhune-psiksike-ndaj-familjareve-dhe-kercenoi-vellane-me-vrasje,-arrestohet

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllanë e tij.

Policia bën të ditur përmes raportit se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë.

Komento: