Vajza e Rexhep Malaj: Të jesh fëmijë i dëshmorit në rrethana të okupimit nuk ishte aspak e lehtë

08:33 | 19 Shkurt 2024
vajza-e-rexhep-malaj:-te-jesh-femije-i-deshmorit-ne-rrethana-te-okupimit-nuk-ishte-aspak-e-lehte


Fitore Malaj thotë se ka qenë me fat, pasi thotë se është rritur nga një familje e madhe, e cila u kujdes që të mos i mungoj asgjë.

“Unë kam pas fatin që të rritem me një familje të madhe, ku përveç dashurisë së nënës jam rritur edhe nën përkujdesen e gjyshërve, axhës dhe familjes së tij, të cilët janë kujdesur gjithmonë që të mos më mungojë asgjë”, ka rrëfyer Malaj për Front Online.

E teksa flet për të kaluarën, ajo është deklaruar edhe për bastisjet nga forcat serbe, ku ka kujtuar momentet e rënda që ka përjetuar si fëmijë, pas rënies së babait të saj Rexhep Malaj.

“Si familje e përndjekur edhe pas rënies së tij, shtëpia jonë u kontrollua me dhjetëra herë nga policia. Ata vinin herët në mëngjes dhe neve fëmijëve na prishnin gjumin. E mbaj mend se unë bashkë me fëmijët e axhës tim mbështeteshim tek njëri- tjetri për të marrë forcë dhe për të përballuar bastisjet e arrestimet e radhës. E rëndë ishte kur ata futnin duart edhe në çantat tona dhe preknin librat e fletoret, të cilat për ne ishin të shenjta. Mendoj se të jesh fëmijë i dëshmorit në rrethana të okupimit nuk ishte aspak e lehtë”, ka thënë tutje Malaj.

Komento: