
Dy zyrtarë të lartë të Kosovës vaksinohen në Serbi.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës të premten e mori vaksinën antikoronavirus.
Sikur Goran Rakiq, që është zëvendëskryeministër në detyrë, me ilaçin që nuk po arrin akoma në Kosovë u injektua dhe ministri në detyrë i për komunitete Dalibor Jevtiq.
Gjithë kjo ndodhi në Serbi në vendin Rashkë pranë kufirit me Kosovën, kur krerët e Listës serbe shkuan në mënyrë të organizuar.
“Më vjen keq që vaksinat nuk kemi mundur t’i marrim në vendet tona në Kosovë. Kjo është tregues se sesi sillet popullata shumicë sillet ndaj pakicës në përgjithësi e jo vetëm rreth vaksinimit. Paramendojeni kanë bastisur Shtëpi të shëndetit , kanë ndërhyrë me Inspektorat dhe kanë dhënë se posedimi i vaksinës është vepër penale” tha Jevtiq.
Para një muaji Serbia futi në Kosovë më saktësisht në komunat Leposaviq e Mitrovicë në mënyrë klandestine 100 doza të vaksinës anti-koronë.
Nga atëherë Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar të bëhen hetime për këtë veprim që konsiderohet shkelje e Integritetit të shtetit .
Por Jevtiq nuk sheh ndonjë telash këtu.
“Është me rëndësi që megjithatë shtetit i Serbisë ka gjetur mënyra që të sigurojë e mundësojë të gjithëve që duan ta marrin vaksinën pa marrë parasysh përkatësinë etnike .Kjo gjithsesi është e rëndësishme”.
Në këtë vaksinim kolektiv politikanësh pjesëmarrës ishte dhe numri dy i Listës serbe, Milan Radojciq. Ai është njëri nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia kosovare.