Valencia ia ‘rrëmben’ Guardiolës këtë futbollist

14:29 | 23 Janar 2020

Nicolas Otamendi do të largohet nga Manchester City dhe pritet të transferohet në Valencia.

Valencia mendon të rikthejë në “Mestalla” mbrojtësin e Manchester City-t, Nicolas Otamendi. Spanjollët pritet të bëjnë një ofertë për 31-vjeçarin, por në përfundim të këtij sezoni.

Otamendi u transferua në Angli në vitin 2015 për 44.5 milionë euro pikërisht nga Valencia, ndërkohë që këtë sezon ai ka luajtur në 23 takime në të gjitha kompeticionet.

31-vjeçari nuk ka gjetur vazhdimësinë në këtë sezon, me Pep Guardiolën që ka preferuar të luajë me Fernandinhon në qendër të mbrojtjes.

Kjo mund të jetë një nga arsyet që mund ta shtyjnë argjentinasin që të largohet nga “Etihad” gjatë merkatos së verës.

Komento: