Valencia – Real Madrid, formacionet e mundshme të ndeshjes së zjarrtë në La Liga

11:21 | 19 Shtator 2021

Valencia dhe Real Madridi do të luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Mbretërit janë mysafir të Los Che në takimin i cili pritet të zhvillohet në ‘Mestalla’ nga ora 21:00.

Ekipi i Carlo Ancelottit e ka nisur mirë sezoni me një barazim dhe tri fitore, për këtë synon fitoren e radhës.

Në anën tjetër, Valencia gjithashtu ka rekord të njëjtë me Real Madridin dhe pret rezultat pozitiv nga ky takim në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të theksuara, por pritet të luajnë me më të mirët në kërkim të tri pikëve.

Formacionet e mundshme

Valencia: Mamardashvilli; Correia, Paulista, Alderete, Gaya; Soler, Guillamon, Wass, Foulquier; Guedes, Gomez;

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Valverde, Casemiro, Modric; Hazard, Benzema, Vinicius Jr;

Komento: