
Vazhdojnë sukeset e mëdha të kosovarëve në botën e futbollit.
Mbrojtësi i Kosovës, Valmir Veliu, ka bërë një sprint të çmendur dje.
Në ndeshjen Kosovë – Suedi, Veliu debutoi me fanellën e Kosovës, duke regjistruar një paraqitje për të gjitha lëvdatat.
Valmiri mbuloi për mrekulli krahun e majtë të mbrojtjes, duke bërë vrapime të njëpasnjëshme.
Në ndeshjen e djeshme, Veliu ka kapur shpejtësinë 34.1 km/h.
Kjo shpejtësi kalon edhe atë maksimale të Cristiano Ronaldo 33.6 km/h.
Më të shpejtë se Veliu janë vetëm Antonio Valencia, Gareth Bale, dhe Jurgen Damm.
Më poshtë lajmi ua përcjell fotografitë me statistikat.

