Valon Berisha në lidhje me këngëtaren e njohur kosovare?

10:47 | 23 Qershor 2021

Këngëtarja kosovare, Kida, që kur u inkuadrua në skenën muzikore ka pasur përkrahje të madhe nga publiku shqiptar.

Me kalimin e viteve ajo u shndërrua në këngëtaret më të kërkuara për mbrëmje muzikore, shkruan Indeksonline.

Për talentin e saj është fascinuar edhe futbollisti i njohur, Valon Berisha, i cili në një emision kishte shprehur hapur pëlqimin ndaj saj.

Nder të tjerash ai kishte theksuar se edhe do ta dërgonte në shtëpi.

Mirëpo, si qëndron raporti i vërtetë mes dyshes?

Në një publikim në Instastory, Valoni etiketojë Kidën teksa ishte duke e dëgjuar këngën e saj.

‘Çfarë zëri’ shkroi ai, ku Kida ka ripostuar këtë video duke ia kthyer me emoji të një zemre të kaltër.

Bazuar në deklaratën e tij dhe këtë publikim bën që të na trullosin mendjen duke lenë hapësirë për të menduar se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Komento: