Valverde nuk dëshironte transferimin e super yllit

08:49 | 21 Dhjetor 2019

Media holandeze ka raportuar se Barcelona nënshkroi me De Jong kundër vullnetit të Valverde.

Barcelona u tha se fitoi një talent të madh kur në janarin e vitit 2019 siguroi shërbimet e Frenike de Jong, që kërkohej nga shumë skuadra të mëdha të Evropës.

Ish talenti i Ajax, ishte nënshkrimi i parë i Barcelonës për sezonin 2019/2020, i cili u kushtoi atyre 75 milionë euro, duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Lojtari vazhdojë që pjesën e dytë të sezonit ta luante te Ajax ku arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe gjatë verës, iu bashkua Barcelonës… nën urdhrat e Ernesto Valverde.

Mesfushori holandez është përshtatur mjaft mirë në ‘Camp Nou’ dhe ka marrë vlerësime nga shumë njerëz për paraqitjet e tij.

Megjithatë, ai te Barcelona është transferuar kundër dëshirës së Ertnesto Valverde.

Të premten që shkoi, media holandeze ‘De Telegraaf’ ka raportuar se Barcelona nënshkroi me De Jong kundër vullnetit të Valverde, përcjell lajmi.

Raporti thotë se ishte vetë mesfushori që iu afrua Barcelonës, duke nisur nga historia e skuadrës dhe njeriu i tyre kryesor, Leo Messi.

Komento: