Vapa e madhe, digjen malet në Mitrovicë

17:12 | 23 Korrik 2022

Temperaturat janë rritur shumë ditëve të fundit.

Në malet e fshatit Kçiq të Mitrovicës janë ndezur vatra zjarri raporton Gazeta Express.

Lexues të gazetës kanë dërguar video-incizime nga vendi i ngjarjes ku shihen zjarret dhe tymi i madh.

Nuk dihen arsyet që i kanë shkaktuar këto vatra zjarri, derisa vlen të theksohet se aktualisht në vend janë duke mbretëruar temperatura jashtëzakonisht të larta.

Komento: