Varroset 35 vjeçarja shtatzënë që u vra para QKUK nga ish-burri

14:02 | 02 Dhjetor 2022

I është dhënë lamtumira e fundit H.M., 35 vjeçares e cila u vra me 3 plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Varrimi i të ndjerës u bë në fshatin Llugagji të Lipjanit.

Përpos turmës së madhe të njerëzve që shkuan për ta nderuar 35 vjeçaren shtatzënë, për herë të fundit, prezentë ishin edhe disa figura politike.

Në mes të turmës u pa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Dorasi i këtij akti makabër, Sokol Halili, është ende në arrati.

Komento: