Vazhdimi i kontratës, Reali i qet këtë kusht Ramosit!

12:44 | 17 Janar 2021

Real Madridi i kërkon Ramosit të pranojë pagë më të ulët.

Real Madridi dëshironqë Sergio Ramos të pranojë ulje të pagës për të qëndruar në klub, shkruan “ABC”.

Raportohet se presidenti i Realit, Florentino Perez, dëshiron që Ramosi të firmosë kontratë të re njëvjeçare me një ulje page prej 10 për qind.

Ramosi vet dëshiron kontratë të re dyvjeçare me pagën aktuale që ka. Mirëpo, mbrojtësi 34-vjeçar dëshiron të mbetet te klubi madrilen.

Komento: