Vazhdojnë masat anti-Covid, Qeveria e Kosovës merr mbështetjen e komunave

16:11 | 11 Gusht 2020

Vazhdojnë masat kundër Coronavirusit, Qeveria merr mbështetjen e komunave.

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Këshilli i Kryetarëve të Komunave kanë zhvilluar takimin e radhës në mënyrë virtuale me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

Në këtë takim morën pjesë Kryetarë të Komunave, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe Drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani.

“Njëra ndër temat e diskutuara me interes ishin bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta në ndërmarrjen e masave në parandalimin dhe uljen e numrin të rasteve Covid -19. Po ashtu njëra ndër pikat me rëndësi të veçante ishte edhe debati lidhur më përgatitjet dhe masat e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Për këtë qëllim takimi kishte edhe prezencën dhe përkrahjen e drejtorëve të shëndetësisë dhe arsimit në Komuna”, thuhet në njoftim.

Takimin e kryesoi Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili dhe edhe një pasqyrë të shkurtër për dinamikën e masave në parandalimin e pandemisë në komunat e Kosovës, sidomos sa i përket krijimit të qendrave dhe ekipeve të veçanta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientë me Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti para Kryetarëve të Komunave shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për të gjithë për masat shtesë në aktivizimin e shtabeve emergjente në parandalimin e pandemisë.

Po ashtu një kërkesë ishte edhe përgatitja e masave të mëtutjeshme nga Komunat për një valë të re, e cila mund të paraqitet në shtator.

Gjithashtu një rëndësi specifike kanë edhe përgatitjet për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e Komunave në këtë proces.

Lidhur me aplikimin e masave, kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani informoi se ka një rënie të lehtë dhe graduale, andaj edhe aplikimi i masave në përpikëri ka treguar sukses, mirëpo nuk ka një vetëkënaqësi por zbatimi i masave duhet të vazhdojë nga të gjithë e ku një falënderim shkon për të gjitha autoritet komunale të cilët janë të përfshirë në parandalimin e pandemisë.

Kryetaret e Komunave adresuan shqetësimet dhe kërkesat e tyre sa i përket sfidave me kapacitet në sistemin shëndetësor, sikurse janë furnizimi me oksigjen, pajisja me shtretër shtesë, furnizimi me auto ambulanca të reja, testet serologjike, masat mbrojtëse shtesë, rritja e numrit të punonjësve shtesë në QKMF dhe pagesa për punë të rrezikshme.

Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi se koordinimi me Komunat është esencial në parandalimin e gjendjes së pandemisë. Po ashtu dha premtimin se do të ketë përmirësim të furnizimit me oksigjen dhe njëkohësisht falënderoi komunat në raste të caktuara kanë furnizuar spitalet me oksigjen nga kapacitetet e tyre. Lidhur me furnizimin me autoambulanca MSH-ja ka proceduar me kërkesën dhe për autoambulanca shtesë dhe furnizim shtesë të masave mbrojtëse për të gjithë punonjësit shëndetësor si dhe rishikimin e decentralizimi e masave në shpërndarjen e ndihmave.

Në këtë takim Kryetarët e Komunave po ashtu adresuan shumë çështje të tjera të cilat ndërlidhen me bashkërendimin e aktiviteteve dhe marrjen e masave shtese që ndihmojnë në parandalimin e gjendjes me COVID-19, e të cilat kërkojnë një vëmendje e adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sa i përket ndërmarrjes së hapave për fillimin e vitit të ri shkollor, Ministri i Arsimit z. Ramë Likaj informoi për analizën dhe opsionet e fillimit të vitit të ri shkollor. Duke marrë parasysh gjendjen e pandemisë MASH është i hapur për këshillime me Komunat në shqyrtimin e disa mundësive të fillimit të ri shkollor sipas specifikave të veçanta në kapacitete. Një shqetësim mbetet masat mbrojtëse të higjienës dhe mundësive të distancimit fizik të nxënësve.

Në emër të Kryetarëve, Imri Ahmeti edhe një herë shprehu shqetësimin për afatin e shkurtë kohor, dhe kërkoi qartësimin e vendimit në përcaktimin e versionit të qartë, në mënyrë që Komunat të jenë të përgatitura dhe të ndërmarrin masat e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sqaro se nuk do të ketë laramani dhe do të ketë një version ët qartë për funksionimin e shkollave në tërë territorin. Mirëpo jemi të hapur për diskutime me të gjitha palët sidomos nga Drejtoritë Komunalë të Arsim të cilët mund të japin vërejtjet dhe këshillat e tyre në këtë temë sepse ato do të kenë barrën kryesore.

Ministri Likaj premtoi edhe një herë se po punohet me të gjitha palët në gjetjen e një alternative e cila do të jetë e përshtatshme në bazë të specifikave dhe rrethanave të reja në kushte pandemie, me një plan dinamik e ku një gj është e sigurte se nuk jemi për një mbyllje totale”, thuhet në fund të njoftimit.

Komento: