Vazhdon ‘fshesa’, mesfushori i Milanit drejt klubit turk

10:15 | 08 Janar 2020

Agjenti i mbrojtësit të Milanit Ricardo Rodriguez ka konfirmuar dëshirën e klientit të tij për të nënshkruar një transferim në Fenerbahce.

Sipas Fanatik, agjenti i ish mbrojtësit të Ëolfsburgut – Gianluca Di Domenico – u ka konfirmuar atyre se klienti i tij dëshiron të nënshkruajë me klubin nga Turqia.

Lojtari zvicran do të largohet nga klubi këtë muaj pasi humbi vendin e tij në formacionin startues pas nënshkrimit gjatë verës me Theo Hernandez.

Rodriguez është i vendosur të luajë një rol kryesor për vendin e tij në Kampionatin Evropian këtë vit me një numër skuadrash të lidhura për të firmosur me të, dhe gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira deklaroi se Fenerbahce kanë rënë dakord me termet personale, përcjell ORAinfo.

Schira shtoi se pala turke nuk ka arritur akoma një marrëveshje me Milanin pasi duan ta marrin 27-vjeçarin me hua ndërsa kuqezinjtë dëshirojnë që ai të largohet në një marrëveshje të përhershme.

Ndër skuadrat e tjera të lidhura janë PSV Eindhoven, Napoli dhe Watford – por për momentin duket se Fenerbahce po udhëheqin garën. /ORAinfo/

Komento: