Vazhdon kriza e Fenerbahces, ndahet baraz me Denizlisporin

20:22 | 07 Mars 2020

Fenerbahce dhe Denizlispor janë ndarë me rezultat 2:2.

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, nuk arriti ta dëshmojë veten në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë barazimit me rezultat 2:2 kundër Denizlisporit, në Superligën turke.

Fenerbahce i humbi dy pikë të rëndësishme për garën për ta zënë një vend kualifikues për edicionin e ardhshëm të garave evropiane, për shkak se s’arri të marrë në në shtëpi rezultat më të mirë sesa barazimi 2:2 kundër Denizlisporit, transmeton Gazeta Express.

Fenerbahce kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes, përmes një goli të shënuar nga Ozan Tufan. Mirëpo situata për nikoqirët ndryshoi në momentet e fundit të pjesës së parë, kur Tolgay Arslan u ndëshkua me karton të kuq dhe ia dha mundësinë e artë mysafirëve për ta barazuar rezultatin.

Radoslaë Muraëski e shfrytëzoi këtë mundësi të artë dhe arriti të konkretizojë nga pika e penalltisë. Fakti që po luante me një lojtar më pak e dëmtoi Fenerbahcen në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Mustafa Yumlu e kaloi në epërsi Denizlisporin në minutën e 75-të. Por, Fenerbahce s’u dorëzua dhe e gjeti golin e barazimit në minutën e tretë të kohës shtesë, falë Serdar Azizit.

Muriqi luajti 90 minutat e plotë në këtë përballje dhe e pati një goditje brenda kuadratit të portës, e cila megjithatë u prit nga portieri Adam Stachoëiak. Muriqi e preku topin gjithsej 48 herë, i bëri 17 pasime të sakta, ndërsa e humbi topin 20 herë.

Komento: