Vazhdon kriza e Werderit të Rashicës, mposhtet nga Union Berlin

18:19 | 08 Shkurt 2020

Skuadra e Werder Bremen po vazhdon të thellohet në krizë të rezultateve.

Skuadra nga Bundesliga, Bremen, ka pësuar një tjetër humbje, duke u mposhtur 0:2 nga Union Berlin, shkruan lajmi.

Edhe pse në formë të lartë, Milot Rashica nuk po ia del që i vetëm të marrë rezultate pozitive për Bremen, duke bërë që skuadra të pësojë rënie të madhe në tabelë.

Bremen aktualisht pozicionohet në vendin e 17-të në tabelë, me 17 pikë të grumbulluara pas 21 ndeshjeve.

Nëse gjërat ecin kështu, Bremen do të luajë në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm, dhe Miloti ynë me shumë gjasë do të bëhet me skuadër të re.

Komento: