Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, dëshmitari merret në pyetje në seancë të mbyllur

11:15 | 13 Nëntor 2023
vazhdon-seanca-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-ne-hage,-deshmitari-merret-ne-pyetje-ne-seance-te-mbyllur

Seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Aty dëshmi është duke dhënë dëshmitari i 35-të i cili ka kodin W04444, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky dëshmitar ka filluar që të merret në pyetje nga mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Geoffrey Roberts.

Ndërsa pyetjet për dëshmitarin kanë filluar të parashtrohen në seancë të mbyllur.

Pas avokatit Roberts, këtë dëshmitarë do ta marrin në pyetje edhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë si dhe trupi gjykues.

Dëshmia e këtij dëshmitari ka filluar të enjten me 9 nëntor 2023.

Ai gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së.

Komento: