Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, vazhdon të bie çmimi i naftës.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për vendosjen e çmimit tavan në produktet e derivateve.
Gjatë 24 orëve të ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1,57, duke rënë kështu edhe për një centë krahasuar me ditën e djeshme, shkruan Reporteri.net.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,35.
Ndërsa çmimi maksimal i lejuar në produktin Gas është 0,75 cent.
Këto çmime janë të vendosura nga sot deri nesër në ora 10:00.