Vazhdon të rritet frika nga Coronavirusi, anulohet edhe kjo ngjarje

22:16 | 05 Mars 2020

Po vazhdon të rritet edhe më tej frika nga Coronavirusi.

Maratona e Romës është anuluar si pasojë e frikës nga Coronavirusi.

24 ditë para ditës kur do të zhvillohej maratona e Romës është marrë vendimi për anulimin e saj.

Vendimi është marrë në pajtueshmëri me urdhrat e qeverisë italiane, pasi vendi është në situatë të jashtëzakonshme.

Më shumë se 10 mijë njerëz kishin nënshkruar për të vrapuar në maratonën e Romës këtë vit.

Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 3200 të prekur nga Coronavirusi, si dhe 148 viktima.

Komento: