Vdekja e 18-vjeçarit në vendin e punës: Policia e cilëson rast të dyshimtë

09:39 | 12 Dhjetor 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një 18 vjeçari në vendin e punës në Ferizaj.

Rastin që ka ndodhur dje policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”.

Njoftimi:

Ferizaj 11.12.2023 – 15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QE-Ferizaj, ku dyshohet se derisa ka qenë në vendin e punës i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Sipas mjekëve, vdekja është natyrore megjithatë njësitet policore janë duke kryer hetimet lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trup i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: