Vdes anëtari i LDK-së, këto janë fjalët e ministrit Zemaj

23:42 | 05 Gusht 2020

Vdes anëtari i LDK-së, ministri Zemaj ka disa fjalë të ndjera për të.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka vdekur Xhavit Maka, anëtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zemaj ka thënë se ai ishte njeri i urtë, me traditë dhe atdhetar i vërtetë.

Ky është postimi i plotë i Zemajt:

Me hidhërim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të LDK-së njëherit mikut tim të respektuar Xhavit Maka.

Xhaviti ishte njeri i urtë, me traditë dhe atdhetar i vertetë. Ikja e hershme na merziti të gjithëve.

Ju shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, miqve, Kryesise se Degës së LDK-së në Junik dhe gjithë bashkëqytetarëve të tjerë.

Komento: