Vdes anëtari i njohur i grupit “Trix”

08:19 | 01 Nëntor 2019

Ka vdekur anëtari i grupit “Trix” Nuredin Azemi.

Mbrëmjen e së enjtes ka vdekur kitaristi i njërit prej grupeve më të njohura “Trix” Nuredin Azemi.

Lajmin për vdekjen e kitaristit e ka bërë të ditur Veli Sahiti përmes një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se kujtimi për të do jetë i përjetshëm.

Ndërsa, ende nuk është bërë e ditur se kur do të bëhet varrimi i tij.

“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherit edhe anëtari i grupit Trix Nuredin Azemi. Pushoft në paqe shpirti yt. I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty..”, shkruan Sahiti.

Nuredini ishte bashkëthemelues i këtij grupi në vitin 1974, i cili përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe tashmë i njderi, Nuredin Azemi.

Komento: