Vdes avokati i njohur kosovar nga koronavirusi

17:41 | 05 Dhjetor 2020

Koronavirusi ia merr jetën avokatit të njohur kosovar.

Avokati kosovar Jusuf Berisha ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19,.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve të Kosovës. Avokati Berisha ushtronte këtë profesion që nga prilli i viti 2004.

Njoftimi i plotë:

Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Jusuf Berisha. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 05.12.2020 në ora 16:00 varrezat e lagjes Arbëria (Dragodan) – Prishtinë, nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Jusuf u lind me 01.03.1955 në fshatin Lupç i Poshtëm, Komuna e Prishtinës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 28.04.1990, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 14.12.2002 në Prishtinë.

Gjatë periudhës 31.01.2003 e deri më 21.10.2003 ishte emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Mitrovicë.

Komento: