Vdes doktoresha e njohur kosovare

10:53 | 28 Maj 2020

Ndërron jetë ish- drejtoresha e Pulmologjisë të QKUK-së, Ilirjana Raça-Bunjaku.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, Prof. Asoc. Dr. Ilirjana Raça- Bunjaku.

Bunjaku ishte ish- drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë të QKUK-së në Prishtinë dhe mësimdhënëse në Fakultetin e Infermierisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Varrimi bëhet sot, më 28.05.2020, në 16:30, në varrezat e Arbërisë (Dragodan) në Prishtinë në rrethin e ngushtë familjar.

Ndërsa për shkak të Covid 19 nuk ka të pame.

Komento: